Ozzy Osbourne po tërhiqet nga turneu i tij botëror, siç ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Këngëtari legjendar ka thënë ndër të tjera se tashmë trupi i tij është i dobët dhe është shprehur i zhgënjyer për mënyrën se si përfundoi periudha e tij e udhëtimeve për të kënduar në vende të ndryshme të botës.

Ndër të tjera ai ka shkruar:

“Kjo është ndoshta një nga gjërat më të vështira që më është dashur të ndaj me fansat e mi. Siç mund ta dini, kam pasur një aksident të madh dhe kam dëmtuar shtyllën kurrizore.

Qëllimi im i vetëm gjatë kësaj periudhe ishte rikthimi në skenë. Zëri im është mirë. Megjithatë, pas tre operacioneve, trajtimeve me qeliza staminale, seancave të pafundme të terapisë fizike dhe trajtimit më të fundit, trupi im është ende i dobët.

Kuptova se nuk jam fizikisht i aftë për të bërë turnetë e mia të ardhshme. Më besoni kur them se mendimi për të zhgënjyer fansat e mi është vërtet, më shumë se sa mendoni.

Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që ditët e mia të turneut do të përfundonin kështu. Ekipi im aktualisht është duke mbledhur ide se ku mund të performoj pa pasur nevojë të udhëtoj nga qyteti në qytet dhe nga vendi në vend.

Dua të falënderoj familjen time……bandën……miqtë e mi prej kohësh dhe sigurisht fansat e mi për përkushtimin, besimin dhe mbështetjen e pafundme dhe që më dhanë jetën që nuk e kisha ëndërruar se do ta kisha.

Ju dua të gjithëve… Rimbursimet e biletave ofrohen në pikën e blerjes.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb