Afganistani ditët e fundit ka marrë pamjen e një fushëbeteje.

Por, tabloja e krijuar tani me ardhjen e talebanëve në pushtet, nuk ka qenë e njëjta me atë të viteve 1950. Shteti islamik jetonte në paqe. Rrugët ishin më të qeta, armët thuajse nuk dëgjoheshin, ndërsa fshatarët e zonës merreshin me punët e përditshme.

Imazhe të vjetra e të radha, tregojnë jetesën në Afganistanin e atyre viteve. Ata janë publikuar në një libër dhe vijnë për publikun nga media e njohur, Daily Mail. Sa i përket situatës aktuale, në Aeroportin e Kabulit, gjendja nuk është aspak e mirë.

Shumë qytetarë presin që të largohen, për t’i shpëtuar regjimit të egër të talebanëve.

Ata do të vendosen përkohësisht në qytete të ndryshme në Evropë, me destinacionin përfundimtar SHBA-në.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb