Dua dhe Anwar, një çift i dashuruar marrëzisht pas njëri-tjetrit. Kjo konfirmohet nga fakti se këngëtarja dhe modeli janë prej vitit 2019 në një lidhje dhe gjatë gjithë kohës, shihen gjithmonë bashkë.

Po ashtu ka ndodhur edhe në pushimet që 25-vjeçarja po kalon në Shqipëri, ku jo në pak raste poston foto me të dashurin. Së fundmi, Dua ka publikuar foto nga jahti, teksa eksploron gjiret e bukura në jug të Shqipërisë.

Ajo shihet e qeshur në krah të Anwar dhe ajo që vihet re është pa asnjë “grimcë” makijazhi në fytyrë, e prapë se prapë, ka një bukuri për t’u admiruar.

“Dashuria ime”, shkruan Dua krahas fotos së publikuar. Duhet theksuar se këngëtarja ndodhet prej ditësh në Shqipëri, ku po shijon pushimet së bashku me familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb