Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka deklaruar se policia ka shkuar për herë të katërt në bizneset e tij.

Në një reagim në ‘Facebook’ Shehaj thekson se pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e tij, duke terrorizuar sipas tij punonjësit.

DENONCIMI I SHEHAJT

Për herë të katërt, pa asnjë urdhër dhe pa asnjë vendim gjykate, policia politike e Edi Ramës ka mësyrë sërish bizneset e mia duke terrorizuar dhe nxjerrë me forcë jashtë punonjësit.
Prej disa kohësh, sipërmarrjet e mia janë vënë nën sulmin e paligjshëm të policisë së shtetit, e cila me urdhër direkt të Kryeministrit përdoret si kamzhik kundër kundërshtarëve politikë.
Shikojini pamjet. Kjo është fytyra e regjimit sot. Rama duhet ta ketë të qartë se unë nuk ndalem sepse besoj se kjo është opozita për të cilën ka nevojë vendi.
Do të vazhdoj të them të vërtetën dhe të denoncoj çdo aferë ku është përfshirë Kryeministri dhe qeveria si në rastin e kompanisë quackë të inceneratorëve, të Xhaçkës, Gjiknurit apo megaskandalit të Ramës në SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb