Media arabe Al Arabiya zbulon se 37 gra afgane u ndihmuan nga një OJQ e themeluar nga Hillary Clinton për t’u evakuar në Shqipëri.

Media në fjalë citon burime nga qeveria shqiptare se me anë të një avioni privat u evakuan aktiviste gra afgane bashkë me të afërmit e tyre për të arritur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në tokën shqiptare.

Afganet kishin 2 ditë që prisnin në aeroportin e Kabulit ndërsa kan udhëtuar drejt Shqipërisë pa bagazhe, vetëm më rrobat e trupit.

Madje disa prej tyre kishin lëndime në trup prej shtyrjeve në turmë dhe trupave amerikane që i hidhnin nga avioni.

Pikërisht, fluturimi u caktua nga OJQ-ja Vital Voices për gratë, e cila rezulton e themeluar nga ish-Sekretaret amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb