TIRANE

Ben Affleck dhe Ana de Armas i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se një vit bashkë për shkak të qëllimeve të ndryshme që kanë për jetën.

Një burim tha për “People” se Ana nuk dëshiron të qëndrojë më në Los Angeles ndërsa Ben duhet të qëndrojë pasi fëmijët e tij jetojnë aty.

“Ndarja ishte miqësore, por Ana ishte ajo që kërkoi ndarjen”, ka thënë një burim pranë Us. Ben dhe Ana kanë bërë një lëvizje në lidhje me jetën e tyre. Të dy nuk mund të zgjidhnin çështjet dhe kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre”.

Fituesi i ‘Oscar’, 48 vjeç, dhe aktorja, 32 vjeçe, xhiruan “Deep Water” së bashku përpara se të ndiznin thashetheme për romancë. Dyshja filluan lidhjen në mars të vitit 2020 gjatë një udhëtimi për në Kubë. Më pas ata u panë krah njëri-tjetrit edhe në Kosta Rika.

Affleck dhe de Armas zyrtarizuan romancën e tyre në rrjete sociale në prill të vitit 2020, kur aktorja po festonte ditëlindjen e saj. Ata e kaluan karantinën bashkë dhe dukeshin shumë të dashuruar, por mesa duket kaq ka zgjatur mes tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb