Një ngjarje e rëndë u raportua në Fier, ku një  67-vjeçare humbi jetën nga i ftohti.

67-vjeçarja Liljana Sema u gjet e vdekur në banesën e saj për shkak të temperaturave të ulëta. Sema jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike, në një godinë totalisht të shkatërruar.

Sikur të mos mungonte vështirësia ekonomike, 67-vjeçares i ishin ndërprerë edhe dritat. Temperaturat e ulëta dhe mungesa e dritave ka rënduar edhe më shumë gjendjen e 67-vjeçares e cila nuk i ka mbijetuar dot të ftohtit.

Djali i 67 vjeçares, Kushtrimi, ka thënë se nënën e tij e kanë gjetur të ngrirë nga i ftohti, ndërsa edhe një rezistencë që i kishte blerë për ditëlindje nuk kishte ku ta lidhte pasi nuk kishte energji elektrike.

Por një deklaratë ndryshe ka bërë drejtori i OSHHE-së për Fiern Arjan Fasko.

Ai ka thënë se kanë qenë vet familjarët ata të cilët kanë kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike të banesës, ndërsa debia e saj është mbartur ndër vite.

‘Debia e saj është e mbartur  ndër vite, kanë qenë vet familjaret qe kanë kërkuar ndërprerjen me energji elektrike te baneses. Edhe nëse ajo ka banuar aty, askush nuk ka ardhur që të kërkojë lidhjen që të furnizohej me energji elektrike banesa. Në atë banesë nuk ka jetuar njeri, me raportuan punonjësit dhe askush nuk ka kërkuar rilidhjen e energjisë elektrike’, ka thënë ai.

6f1ebb4f 590f 4b6a A4c1 4b05a3a11a77

97

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: