AUSTRALI- Nick Vujicic, është 32 vjeçar dhe ka lindur pa duar dhe pa këmbë. Nuk ka asnjë shpjegim mjekësorë për paaftësinë fizike të Vujcic, por mjekët i kanë thënë se rasti i tij është shumë i rrallë i njohur si sindorma tetra-amelia. E po, mendoni se çfarë vështirësie has çdo ditë Vujicic. Me gjithçka që ne e marrim si të mirëqenë.

Por, ai cilësohet si Presidenti i fjalimeve motivuese. Atë nuk e kanë ndaluar, paaftësia e tij fizike, në përjetimin e gjërave në këtë jetë. Ai noton pothuajse çdo ditë, e gjithashtu ai bënë edhe parashutizëm.

Por kjo ndjenjë e besimit nuk ka ardhur natyrshëm te Vujicic. Ai ishte rritur në Melbourne, në Australi dhe kishte vuajtur nga depresioni për shkak të keqtrajtimeve që i’a bënin në shkollë. Kur ishte vetëm 10 vjeç ai kishte tentuar ta vriste vetën.

Me kalimin e kohës, Vujicic ka punuar me vetëm që të ketë më shumë qëndrime e mendime pozitive. Kur mbushi 17 vjec ai ka folur për herë të parë në publik. Ai ka dhënë qindra fjalime nëpër botë, e ka vizituar më shumë se 50 shtete. Autori i librit “Love Without Limits”, tani jeton në Kaliforni me gruan e tij dhe djalin dy vjeçar.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: