Megjithëse jemi në pikun e sezonit turistik, ku pushues dhe turistë të shumë po kalojnë pushimet në Jug të vendit, një problem i madh është vënë re këto ditë, mungesa e energjisë elektrike.

Edhe ditën e sotme, për shkak të një defekti te linja 220 KV të OST-së disa nënstacione të OSHEE kanë dalë jashtë pune duke lënë një pjesë të jugut pa energji elektrike.

Pas riparimit energjia është rikthyer në disa zona, ndërsa Fieri dhe rrethinat janë ende pa drita.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: