Në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24, u trajtua historia e 71-vjecarit Haxhi Dama, i cili rrëfeu dhunën fizike nga një bashkëfshatar i tij.

Është i moshuar dhe me një jetë tragjike tejet të vështirë. 71-vjeçari, i dobët fizikisht, rrëfeu me lot në sy jetën e tij dramatike dhe të vëllait, ku ndër të tjera tha se ajo ka qenë e padrejtë për familjen e tij. Pa fëmijë dhe pa familje 71-vjeçari mbërriti në ambientet e televizionit News24 dhe kërkoi ndihmën e stafit të redaksisë së emisionit “Me zemër të hapur”. 71-vjeçari përpos jetës dramatike rrëfeu një brengë të madhe që mesa duket ka një peshë të madhe për të. Ai u shpreh se është dhunuar barbarisht fizikisht së bashku me vëllain e tij nga një bashkëfshatar i tij me të cilin ai shprehet se nuk ka pasur kurrë konflikte, por se ky i fundit me gjithë fshatin ka konflikte.

“Unë dhe vëllai im kemi jetuar shumë keq gjithë jetën, që pas vdekjes së nënës time unë dhe vëllai po jetojmë si mos më keq. Ne kemi jetuar prej vitesh në një tunel pasi shtëpia na u dogj. Ndërsa pas daljes nga tuneli shkuam në çadër dhe jetuam shumë keq. Pasi denoncuam dhe bëmë një thirrje dikush na ndihmoi duke na ndërtuar një shtëpi prej një dhome dhe një tualeti. Mirëpo dhe aty nuk gjetëm rehat pasi një bashkëfshatari jonë na ka dhunuar barbarisht pasi ai pretendon se shtëpia është në tokë të tij. Na dhunoi barbarisht dhe ne jemi shtruar në spitalin e traumës. Ne u dhunuam por gjykata nuk na dha asnjëherë të drejtë, as mua as vëllait tim. Unë jam drejtuar institucioneve, por skam marrë asnjë ndihmë ligjore për të drejtën time. Por ai që na dhunoi neve është njeri problematik në fshat, ai erdhi na dhunoi në shtëpinë tonë pa asnjë lloj problematike. Madje erdhi djali i dhunuesit dhe na tha çfarë keni pasur me babain tim, dhe mori një dru ishte bashkë me nënën dhe babain e tij dhe me atë dru na dhunoi barbarisht, rrëfeu i moshuari duke kërkuar ndihmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb