Tifozët “azzurr” dhe jo vetëm presin me padurim për të parë në fushë Italinë, një nga skuadrat më të bukura në këtë “Euro2020”, por faza e 1/8 starton me një tjetër përballje shumë interesante, Uells-Danimarkë. Të gjesh një favorit në këtë sfidë nuk është e lehtë, në letër sigurisht Danimarka qëndron më lart, edhe për kompanitë e basteve që e kuotojnë si favoritë, por ky detaj ka pak rëndësi për Gareth Bale: “Jemi gjithnjë jo favoritë, kjo është normale, por nuk na bën më përshtypje, jemi mësuar”, u shpreh kapiteni duke u ndalur më pas tek ndeshja, pa harruar edhe një herë atë që ndodhi me Eriken: “E kuptojmë situatën e tyre, sigurisht ne i kemi përcjell urimet më të mira për Eriksen por sot është dita e ndeshjes dhe mendojmë vetëm për veten tonë, për atë që do të japim në fushën e lojës, shpresojë të bëjmë një paraqitje të madhe dhe ta dërgojmë deri në fund punën tonë”, u shpreh Gareth Bale.

Bale
Bale

Nuk do të kenë më në krah tifozë e zjarrtë pasi sfida do të luhet në Amsterdam por Kasper Hjulmand është i bindur se ekipi i tij i ka të gjitha mundësitë për të kaluar edhe këtë pengesë: “Skuadra është gati, janë të gjithë në kushtet e duhura, përfshi edhe Kjaer i cili është rikuperuar dhe do të luaj. Kemi një identitet fiks, 90% e gjerave që bëjmë nuk ndryshojë, 10% më pas është në varësi të taktikës dhe kundërshtarit, por jemi gati për çdo skenar edhe për penalltitë. Lojtarët e mi kanë që në vjeshtë që përgatiten për penalltitë, kjo është logjike pasi 23% e ndeshje në këto nivele vendosen nga penalltitë. Nuk ka kam frikë, gati humbëm një mik dhe nuk mund të kem frikë nga një ndeshje”, theksoi trajneri i Danimarkës në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb