Nuk ka futboll, me bojkotit që qëndron në fuqi, por Liga e Profesionistëve kërkon të shes produktin e tyre në treg. Në një kohë kur të gjithë tifozët janë sy e veshë për të kuptuar se kur do të filloj sezoni, Liga kërkon të shes emrin e Kategorisë Superiore. Sigurisht që kjo është një lëvizje që duhej bërë kohë më parë por dhe në këtë rast Liga ecën me parimin më mirë vonë se kurrë. Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, Liga ka vendosur dhe çmimin dysheme, 10 milion lek të reja:

Liga
Liga

N J O F T I M
Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.
Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.
Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.
Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh, lexohet ndër të tjera në njoftimin e Ligës së Profesionistëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb