Thomas Strakosha rikthehet në stol, bashkë me të edhe Hysaj, me anësorin kuqezi që e nisi si zëvendësues, në sfidën që Lazio zhvilloi përballë Udinezes. Kryeqytetasit vuajtën shumë për të siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Italisë, aty ku do të përballen me Milan, kjo edhe për vetë faktin se trajneri Sarri kishte vendosur të kryente një rotacion thuajse të plotë.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola, ndërsa në shtesë, i përhershmi Ciro Immobile, i hedhur në fushë si zëvendësues, realizoi golin e fitores. Kjo sfidë pati dhe një moment pikat me protagonist trajnerin Sarri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gjatë një dueli në krahë, Pussetto-Lazzari, argjentinasi përfundoi duke u përplasur me trajnerin Sarri, të dy u shtrinë përtokë, por duke u çuar shpejt, me buzëqeshje dhe me një përqafim, fatmirësisht pa pasoja për të dy.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: