Fitorja e madhe 3-0 në derbin e Milanos e ka zyrtarizuar Interin si favoritin kryesor për titullin kampion në Serie A. Për këtë nuk kanë dyshime mediat italiane, që flasin me superlative për skuadrën zikaltër. Triumfi në sfidën e së dielës i lejon interistëve të thellojnë në katër pikë diferencën në krye me rivalët e përjetshëm kuqezi. Kjo distancë nuk duket e madhe, janë të tjera detaje që rrisin ndjeshëm kuotat e të besuarve të Antonio Conte.

Tekniku ka një skuadër në formë të shkëlqyer, me shumë kualitet dhe shumë zgjedhje. Pastaj, dy sulmuesit Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku nuk ndalet. “Lu-La” vendosi edhe fatin e derbit, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Një siguri është edhe Samir Handanovic, që me pritjet e tij në derbi dhe jo vetëm, ka po aq rëndësi sa golat e dy sulmuesëve. Në favor të Antonio Conte dhe skuadrës së tij është fakti që ndryshe nga rivalët nuk ka asnjë impenjim tjetër. Jashtë Kupës dhe Europës, zikaltërit mund të fokusojnë të gjitha energjitë te titulli kampion në Serie A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: