Festa “Mardi Gras” në Sidnei, bëri bashkë mijëra persona, me skena që nuk janë parë në asnjë cep të botës që pas shpërthimit të pandemisë.

Mediat e huaja shkruajnë se në këtë paradë morën pjesë 5.000 persona dhe nga fotot e publikuar prej tyre duket qartë që nuk është respektuar distancimi social dhe asnjë nga të pranishmit nuk mbanin maska mbrojtëse.

Këngëtarja kryesore e festës ishte shqiptarja Rita Ora e cila elektrizoi skenën dhe të gjithë ambientin me pjesëmarrjen e saj. Vlen për t’u theksuar se COVID nuk ka gjetur shumë terren në Australi, pasi vendi deri më tani ka regjistruar 29.000 të infektuar dhe vetëm 909 të vdekur. Shifër jo shumë e lartë kjo, për një popullsi si ajo e Australisë që i kalon 25 milionë njerëz.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: