Juridikisht asnjë kërkesë e Ligës, aq më pak ligji i sponsorizimit, nuk është miratuar por presidenti i Ligës dhe të gjithë aktorët e përfshirë kanë besim se qeveria do të plotësoj kërkesat e tyre. Edvin Libohova tregon se kush janë pikat që do të vijojnë të negociohen dhe se çfarë do të ndodh nëse qeveria nuk plotëson as këtë herë kërkesat e tyre:

“Ne kemi një mbështetje në parim nga qeveria. Është akoma proces në vazhdim, ligji i sponzorizimit, ne do të shikojmë në vazhdim dhe gjithçka do të jetë në të mirë të futbollit. Nëse zgjidhja nuk vjen, a do të ketë bojkot tjetër? Ne jemi në proces e sipër. Nëse nuk plotësohen kërkesat, atehrrë do të ketë një vendim tjetër nga Liga apo edhe sportet e tjera. Bisedimet kanë qenë, që kanë çuar në një mirëkuptim, jemi në rrugën e duhur, për të plotësuar këto kërkesa.

Unë ka thënë, që nëse nuk realizohet kjo që po përpiqemi, unë nuk kam pse rri më këtu. Ne jemi akoma në proces e sipër. Nëse nuk e realizojmë këtë, atëherë unë nuk kam pse rri këtu. 3 pikat e para, ne kemi gjetur dakordësinë me Ministrinë e Financave. Thembra e Akilit është ligji i sponsorizimit, për të cilin po diskutojmë që të pranohet kërkesa jonë. Ka qenë prioritet rikthimi i futbollit. Premtimi i Ramës në 2019, është ky që po diskutojmë tani, pasi këto janë pjesë e debatit që janë bërë në marsin e kaluar.

Sinjalet nuk janë negative, për pikën e shmangies mbi tatimin e të ardhura, ka qenë e tillë, që nëse është e mirë kohëzgjatja prej dy vitesh. Nëse nuk mjaftojnë këto dy vite, mund të ketë një shtyrje tjetër. Kjo është opsionale për tu parë në vazhdim. Ndërsa për TVSH, 6% është i lidhur me shërbimet, nëse ato që ne kërkojmë, janë pjesë e shërbimeve që klubet kërkojnë, atëherë futet te paketa e shërbimeve dhe mund të quhet e zgjidhur.”, u shpreh Libohova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: