Qeveria e Ukrainës është duke vijuar rezistencën ushtarake ndaj Rusisë, si një luftë për të siguruar të ardhmen e Evropës.

Në një postim në Facebook, ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov shprehu falënderim edhe mirënjohje për ushtarët, policët, stafin mjekësor dhe gjithashtu civilët që kanë marrë armët, raporton BBC. “Hidhni një sy përreth. Shumë e kanë mposhtur më në fund frikën dhe kanë guxuar të sfidojnë Kremlinin,” shkroi Reznikov.

Ai shtoi: “Ku janë të gjithë ata që premtuan se do të pushtonin Kievin brenda dy orësh? Unë nuk mund t’i shoh ata. Pa këtë ushtri dhe popullin tonë, Evropa nuk do të jetë kurrë e sigurt. Pa ne Evropa thjesht nuk do të ekzistojë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb