Anglia po përjeton një moment shumë të vështirë. “Tre luanët” e shohin veten në vendin e fundit në Grupin 3 në Ligën A, me vetëm 2 pikë në 5 ndeshje. Humbja e fundit kundër Italisë trazon edhe më shumë ambientin, por për të shkundur ekipin dhe tifozët ka menduar kapiteni Harry Kane:

“Pa panik”, është apeli që bën Kane, titull ky i përzgjedhur nga Star Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri

“E kuptoj zhgënjimin e tifozëve, unë jam tifozi i parë i Anglisë, pavarësisht se zbres në fushë më pas. E kuptoj situatën, kuptoj edhe zhgënjimin e tifozëve, por duhet të na gjykojnë për atë që do të bëjmë në Botëror. Nëse do të bëjmë mirë në Katar nuk besoj se njerëzit do të shqetësohen për atë që ka ndodhur në verë, ky është realiteti”, u shpreh ndër të tjera Harry Kane përpara sfidës me Gjermaninë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: