Chelsea-Real Madrid ishte sfida më e “zjarrtë” që rezervuan goglat në fazën çerekfinale, kampionët në fuqi kundër ekipit me më shumë trofe në Champions. Thomas Tuchel, trajneri i bluve vlerëson maksimalisht ekipin e Carlo Ancelottit:

“Është një sfidë e vështirë. Nuk mund të kishte një sfidë më të ndërlikuar se kaq, të lush kundër tyre ndeshjen e kthimit në ‘Bernabeu’. Do të jetë një sfidë emocionuese, por dhe shumë e ndërlikuar.

I kënaqur që evituam rivalët anglez? Jo dhe aq, por është gjithnjë bukur kur luan me kundërshtarë të huaj”, theksoi Tuchel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb