Mes shumë problemeve me të cilat Juventusi duhet të përballet në këtë sezon të pabarabartë mes fushës dhe jashtë saj, është edhe ai i llogarive, të cilat në muajt në vijim ka gjasa të rezultojnë në të kuqe të thellë sa i përket mungesës të të ardhurave.

Fillimisht lidhet me përjashtimin nga Champions League, duke qenë se edhe në rast kualifikimi në Europa League dhe pa ndërhyrë UEFA me një pezullim, të ardhurat sportive do të jenë minimale krahasuar me dekadën e fundit.

Juve rrezikon të humbasë rreth 90 milionë euro. Një goditje e rëndë, por nuk është e vetme. Sepse do të duhet të merren edhe me kthimin në bazë të lojtarëve të shumtë të huazuar dhe që duhen paguar.

Kulusevskit, Zakarias, Arthur dhe McKennie mund të sjellin rreth 140 milionë euro, por varet nga klubet ku luajnë aktualisht nëse do të bëjnë blerjet. Sikur të mos mjaftonte kjo, Juventus mori një “jo, faleminderit” nga Lazio dhe Empoli për blerjet e Pellegrinit (15 milionë) dhe Pjaca (5 milionë).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb