Pa Cristiano Ronaldo të dëmtuar, Juventus jeton një të dielë zhgënjyese pas humbjes 1-0 në fushën e Atalantës. Në festë bergamaskët që marrin më të mirën në sfidën direkte për zonën Champions, duke kaluar “Zonjën e Vjetër” në renditjen e Serie A. Goli i vetëm dhe I fitores për Atalantën u shënua në minutën e 87-të nga Malinovski.

3116739 63890508 2560 1440
3116739 63890508 2560 1440

Ky sukses ngjit skuadrën e Gasprinit në vendin e tretë me 64 pikë, dy më shumë se Juventus, që zbret në pozicionin e katërt të klasifikimit dhe rrezikon seriozisht dështimin e madh që do të sillte qëndrimi jashtë zonës Champions.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb