Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundërkorrupsionit. Në deklarimin e bërë në mars të vitit 2022, Kurti para të gatshme në banka ka deklaruar që ka bashkë me bashkëshorten 23 mijë euro në bankën DNB në Oslo të Norvegjisë, dhe 400 e 1 euro që janë të Kurtit në NLB bankë në Prishtinë.

Brenda një viti, paratë e gatshme në bankën në Oslo i janë rritur për 13 mijë, pasi në vitin 2021 kishte deklaruar se aty kishin vetëm 10 mijë euro. Ndërkohë paratë në NLB bankë i janë pakuar për 129 euro, meqë në vitin 2021 kishte deklaruar se aty ka 529 euro.

Deklarimi i bërë në vitin 2021:

  • foto galeri
  • foto galeri

Në raportin për pasurinë, Kurti ka treguar se jeton në një shtëpi me qira, të cilën e paguan 250 euro në baza mujore, derisa si kryeministër i Kosovës ka treguar se merr 12 mijë e 903 euro për një vit.

Ajo që vihet re në raportet e pasurisë, është që Kurti pas marrjes së pozitës së kryeministrit, ka ndaluar se marri pagën si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në deklarimin e bërë në vitin 2021, Kurti kishte deklaruar pagën e marrë si kryetar i VV-së vetëm për muajt: janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.

Ndërkohë në raportin e pasurisë të bërë në vitin 2022, nuk figuron fare paga nga Lëvizja Vetëvendosje, gjë që vërteton faktin se Kurti s’ka marrë rrogë si shef partie pasi është bërë kryeministër.

Të hyrat vjetore 2021:

Te Hyrat Vjetore Kurti 2021 764x600
Te Hyrat Vjetore Kurti 2021 764×600

Të hyrat vjetore 2022:

Te Hyrat Vjetore Kurti 2022 768x550
Te Hyrat Vjetore Kurti 2022 768×550

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: