El Clasico “vishet” me të bardha, Real Madrid mbetet mbret në Spanjë, duke fituar duelin e përjetshëm përballë Barcelonës. Ndryshe nga se pritej, kjo ishte një sfidë pa shumë histori, me ekipin e Carlo Ancelottit që dominoi blaugranët në çdo aspekt.

12 minuta lojë i mjaftuan Realit për të kaluar në avantazh, me Benzema që dërgoi topin në rrjetë pasi një zbritje të shpejtë të Viniciues. Në të 35-tën ishte Valverde që dyfishojë shifrat duke hedhur Barçën në tapet brenda pjesës së parë.

Në fraksion e dytë, VAR ndali Benzema duke i hequr golin e dytë personal, ndërsa në minutën e 83-të Ferran Torres ngushtoi shifrat në 2-1 pas një finte të bukur nga Lewandowski. Për të mbyllur llogaritë me El Clasico mendoi Rodrygo që në minutën e 91-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-1. Me ketë fitore, Real Madrid merr i vetëm kreun në kuotën e 25 pikëve, plus 3 në raport me Barcelonën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pa diskutim që “El Clasico” ishte kryefjala e mediave spanjolle: “Këto komandon Madridi”, ishte titulli i përzgjedhur nga AS. “Shumë superiorë”, shkruan Marca në faqen e parë. “Pa shpirt”, shkruan Sport ndërsa Mundo Deportivo ka përzgjedhur titullin: E dhimbshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb