Zbardhen detaje nga sherri me thika në Berat, ku dy persona përfunduan me plagë të shumta në spital dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “BalkanWeb” se sherri mes dy shokëve ka nisur për një vajzë, e cila ishte e lidhur me njërin prej tyre.

Siç mëson gazetarja Petova, sherrin e ka nisur 45-vjeçari Artur Gjata, pasi është xhelozuar, kur ka parë shokun e tij Evis Kananin me të dashurën e vet.

Pas debateve me fjalë mes dy shokëve, sherri ka degjeneruar në përleshjen me thika, ku të dy kanë përfunduar në spital dhe 36-vjeçari Kanani ndodhet në gjendje të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb