Nëse tre të dhëna bëjnë një provë, nuk na mbetet veçse të presim ndeshjet e mesjavës për të patur siguri të plotë: me nevojën për t’i luajtur ndeshjet me dyer të mbyllura, faktori fushë është shumëzuar me zero. Këtë e thonë shifrat e Bundesligës. Java e fundit ka shënuar vetëm dy fitore të ekipeve pritëse, ajo e Hertës në derbi dhe e Bajernit kundër Ajntrahtit.

Dy suksese që parashikoheshin lehtë parë edhe diferencat në aspektin teknik. Sa u takon të tjerave, dy barazime dhe pesë suksese jashtë fushe, ku nuk munguan dhe befasitë si fitorja e Verder Bremenit në fushën e Fajburgut dhe e Augsburgut në Gelsenkirshen ndaj Shalkes.

Nuk habit fitorja e Borusias së Dortmundit kundër Volfsburgut, ndërsa mungesa e publikut ka ndihmuar Leverkusenin të mposhtë Gladbahun. “Aspirinat” janë ata që po e shfrytëzojnë më mirë këtë situatë me dy suksese në transfertë. Një studim i kryer së fundmi kishte pohuar se pa publik, fitoret e ekipeve të shtëpisë bien nga 46% në 36%, ndërsa ato të skuadrave udhëtuese rriten nga 26% në 34%.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb