Pa trajner dhe në krizë. Pas derbit, Tirana merr një tjetër goditje të rëndë, duke u mundur në shtëpi nga Laçi me rezultatin 1-0. Goli i Mazrekaj në minutën e 72-të vulosi fatin e ndeshjes me triumfin e kurbinasve dhe dështimin e radhës për kampionët në fuqi të Superligës.

Mazrekaj Goli
Mazrekaj Goli

Një emër që I ka mbetur nga suksesi i sezonit të shkuar, pasi ky që vijon është i mbushur me zhgënjime. Me këtë humbje, bardheblutë I largohen më shumë objektivit për mbrojtjen e titullit, që tani duket një mision i pamundur. Jashtë edhe nga Kupa, vetëm zona europiane mund të shpëtojë Tiranën nga dështimi total.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: