Sali Berisha foli sot për lidhjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI Charles McGonigal me kryeministrin Edi Rama. Kreu i PD i ftuar në “Open” tha se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të hetohet për takimet e kryera me McGonigal dhe mosnjoftimin e SHBA për to.

“Pa u larguar Rama, paqe nuk ka. Kemi të bëjmë me një nga skandalet më të mëdha pas luftës së dytë botërore. Ky njeri është njeriu që ka ditur çdo rrjet spiunazhi dhe çdo spiun që ka vepruar në territorin e SHBA. Ky ka qenë një nga njerëzit më të rëndësishëm të zbulimit në atë vend. McGonigal! Ata do e hetojnë vetë, por në momente të caktuara ka pasur detyrat më sesnitive. Ky njeri ka pjesën shqiptare ndër  më të turpshme. Ky njeri korruptohet nga kryeministri i Shqipërisë.

Aktakuza e lidh me një veprimtari madhore kriminale, shndërrimin e FBI në një agjensi në dispozicion për lekë, në një institucion privat për Ramën për të hetuar opozitën. Nuk ka akt më të rëndë. Kjo është e shkruajtur dhe kryeministri është i cituar të paktën 7 herë në material. Më herët një juri ka vendosur të hetohet çdo gjë për kryeministrin, McGonigal, Neza dhe Duçkën.

Kur lexon ndjen dhimbje kur sheh shefin e inteligjencës së FBI të kthehet në një ushtar të Agron Nezës që e sjell te Rama. Tirana, e para, nuk mundet kurrë t’i kërkonte aktivitete kriminale kundër opozitës. Kur një njeri të vjen fshehtas, pa njoftuar vendin e vet, absolutisht, ti gjënë e parë informon atë vend dhe i thua se ka një shkelje. McGonigal, ka ardhur disa herë dhe ka bërë takime intensive me të gjithë kupolën dhe ka kontrata pune të firmosura jo nga ky vetë tani, por nga paraardhësi i tij. E kupton çfarë lukunie e tmerrshme.

E dini ju që ky ka një kompani të regjistruar në 2006 në Shqipëri, çfarë donte ky kur ishte zyrtar. Ky ishe aset rus. Lidhja e Ramës është direkte, thotë që ka pasur lidhje të ngushta me kryeministrin, ka bërë vizita të paautorizuara dhe nga zyra e tij janë marrë të dhëna. Ato 225 mijë dollarë çfarë ishin, ky Agron Neza kishte ndonjë problem të vetin? Ai ishte ryshfet.

Kjo është një aferë e mirëfilltë korruptive, Neza për të lehtësuar veten thotë nuk më dha Rama asnjë qindarkë. Nëse nuk i ka dhënë Rama mund t’i kenë dhënë kompanitë e Deripaskës dhe thuhet që nja nga ato që mund të ketë dhënë këto para është mik i Deripaskës. Pra i paguan Rama apo Deripaska, kjo njësoj është.

E çuditshme është se kush e orientoi këtë njeri, ka ardhur si hije te Rama, ja pruri Sorosi apo rusët, se qeveria amerikane nuk ia solli. Të themi që e solli Agron Neza është pak naive. Të mendosh se një njeri si ai ë lëvizë një shef të FBI-së duket e pamundur. Këto janë tipike, aktivitete zbulimi. Aty vetëm Edi Rama përmendet, ai citohet në mënyrë të veçantë. Juria e San Franciskos urdhëron që të hetohet çdo lidhje e e-mail “, tha Berisha.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb