Që pas ndarjes nga Fjolla Morina, Fisniku nuk i ka kursyer daljet e tij në rrjetet sociale.

Mesa duket biznesmeni nuk ka ndërmend të heq dorë nga fama që fitoi në këtë lidhje, ndaj dhe i mban ndjekësit e tij të informuar. Këtë herë ish-partneri i këngëtares kosovare, ka provokuar me një foto me kostum, duke lënë të kuptohet se ka ndërmend të martohet përsëri.  “E treta e vërteta? Loading…kush e ka atë nafakë?”, ka shkruar Fisniku.

Fjolla Fisniku 770x426

Në fakt kjo do të ishte hera e dytë (nëse do të martohej), pasi dasma e tij me Fjollën në Maldives, ishte fiktive, duke qenë se zyrtarisht, biznesmeni është ende i martuar me gruan e tij. Pas ndarjes konfliktuale nga Fjolla, vetë Fisniku ka lënë të kuptohej se është rikthyer në familje, me gruan e tij. Megjithatë në rrjetet sociale ai vijon të provokojë dhe të ‘hedh thumba’ për Fjollën, duke e mbajtur publikun ‘të gozhduar’ në këtë telenovelë të re./panorama/

3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: