Banorët e Zallbastarit kanë protestuar sot për mungesën e një ure e premtuar prej vitesh por ende e parealizuar. Ata kane qëndruar për disa orë në vendin ku duhet të ishte ura.

“Siç e shikoni dhe vetë jemi afër Bastarit të Mesëm. Një zonë tepër e prapambetur. Ura ka dy vjet që është inauguruar dhe s’kemi as urë as gjë. I bëj thirrje Veliajt të mos mbjellë as pisha as rrape në Tiranë por të hedhë një kokë këtej pas Dajtit, siç e shikoni zona më e prapambetur”, tha një banor.

Situatën problematike e ka bërë të njohur edhe anëtari i kryesisë së PD Jamarbër Malltezi, i cili shkruan se Edhe pse u premtuar 3 vite më parë, nuk është bërë asgjë.

STATUSI I MALLTEZIT

Ne 2016 një çetë nga Tirana me deputetë e drejtorë, kamera e regji shkuan ne Zall Bastar dhe i premtuan Urën që ndërkohë kish filluar ndërtimin. Ikën 3 vjet por ura nuk është ndërtuar ndonëse taksat dhe tarifat u rritën. Çeta nuk u pa më aty.

Sot në ora 11:00 do protestojnë banorët në Zall Bastar për mashtrimet nga bashkia e qeveria, për rritjen e taksave dhe mungesën e perspektivës. Ftojnë këdo përfshi mediat e pavarura të vijnë vetë dhe filmojnë protestën e tyre, e me pas ta pasqyrojnë qoftë edhe me 1/4 e kohës që shfaqën kasetën e montuar në zyrat e bashkisë në 2016.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb