Kryetari i bashkisë së qytetit të rrethuar të Mariupolit, ka thënë se numri i civilëve të vrarë është të paktën 10 mijë.

Vadym Boychenko, ka thënë se dhjetëra kufoma njerëzish gjenden nëpër rrugë, ndërsa ka shtuar se ndodhet në një vend të sigurt jashtë qytetit.

Kryebashkiaku ka thënë se në qytetin e rrethuar nga rusët ndodhen ende 120 mijë civilë, duke shtuar se kanë nevojë emergjente për ushqim, ujë dhe ilaçe.

Boychenko tha gjithashtu se kishte marrë raporte për rusët që mblidhnin trupa dhe i ruanin në frigoriferë në një qendër të madhe tregtare.

“Kanë mbërritur krematoriumet e lëvizshëm në formën e kamionëve: ju e hapni dhe ka një tub brenda dhe këto trupa janë djegur,” tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb