Policia ka mësyrë këtë të mërkurë në “Prestige Resort”. Përfaqësues të institucioneve janë futur brenda, teksa dyert i kanë hapur me kaçavidë.

Ndërkohë aksioni në “Prestige Resort” është kryer në një ditë pushimi zyrtar, dhe gjithashtu është vendosur një kordon policor.

Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje.

Sakaq përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”, deklaroi se kjo është e paligjshme dhe se ata janë futur me forcë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb