Punonjës të Shërbimit Social Shtetëror prej gati 3 orësh janë ende në një nga godinat e ‘Prestige Resort’, ndërsa mediat nuk lejohen të futen në ndërtesë.

Në një lidhje live për News24 gazetarja Erjola Jata tha se policia ka ngritur një kordon, për të ndaluar hyrjet brenda. Ndërkohë që brenda mësohet se po bëhen inventarë, ndërsa bëhet fjalë për një godinë me dhoma luksoze, SPA dhe ambiente te tjera me mobilje të kushtueshme.

Nga ana tjetër avokati i Hysenbelliu Group, Erion Kanxheri tha se institucionet shtetërore po kryejnë veprime të njëanshme.

“Nuk e dimë se çfarë po ndodh brenda. Kërkuam që të ishim brenda, por nuk pranuan. Ata hynë në mënyrë të njëanshme, pa asnjë përfaqësues. Janë në veprime të njëanshme nga ana e tyre. Ligji nuk përcakton elemente të kësaj procedure që po ndodh. Nëse shteti ka konfiskuar një pronë, dhe nëse do mbetet në fuqi ky vendim, mënyra është e gabuar”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb