TIRANË

PAA ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me votimin e pr/buxhetit 2021 në parlament.

“Rritja e buxhetit të bujqësisë në 2021 demagogji elektorale. Rritjen më të madhe në 2021 do ta përfitojnë vetëm oligarkët e projekteve ku bashkohet babëzia e qeveritarëve me fitimet kriminale të disa oligarkëve.” thuhet në deklaratë.

Postimi i plotë:
Sot votohet buxheti i demagogjisë, babëzisë dhe oligarkisë. Bujqësia për 7 vite ka patur mbështetjen më të ulët buxhetore vetëm 57 qindarka në 100 lekë të buxhetit. Vetëm 20 përqind e fermerëve fitojnë nga skemat mbështetëse. Kullimi dhe pastrimi spontan i kanaleve vaditëse i ka lënë fermerët në mëshirë të fatit. Kredia për fermerët e shtrenjtë dhe e vështirë.

Rritja e buxhetit të bujqësisë në 2021 demagogji elektorale. Rritjen më të madhe në 2021 do ta përfitojnë vetëm oligarkët e projekteve ku bashkohet babëzia e qeveritarëve me fitimet kriminale të disa oligarkëve.

PAA premton se pas zgjedhjeve 2021 do të kërkojë me këmbëngulje:
1- Dyfishim të buxhetit të bujqësisë.
2- Heqje reale e akcizës për bujqësinë.
3- Rritje nga 20% në 80% të fermerëve që do të përfitojnë nga fondet e BE.
4- Një fond sigurimi për fatkeqësitë natyrore në bujqësi.
5- Ekonomia e gjelbërt – e ardhmja e shëndetshme e Shqipërisë.

PAA ka si mision dhe prioritet kryesor mbështetjen e zhvillimit rural të qëndrueshëm, ekonominë e gjelbërt, sigurinë ushqimore dhe ambientin. Këto janë katër shtyllat që mund ta bëjnë fshatin shqiptar burim pune, të ardhure dhe mirëqënie.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: