Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga Partia Demokratike.

Duka u shpreh se për çështje të cilat janë në thelb të protestës së 7 korrikut, si çmimet dhe problemet me të cilat përballet bujqësia, PAA e sheh të arsyeshme të jetë pjesë e saj.

“Po ne do marrim pjesë, PAA, nuk kemi asnjë lloj rakordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës, por mendojmë që për çështjet të cilat bëhet protesta për çmimet, por sidomos për problemet që ka bujqësia sot mendoj që PAA duhet të jetë prezent në protestë dhe për të dhënë një mesazh për gjendjen e bujqësisë sidomos për heqjen e TVSH për inputet bujqësore etj”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: