Partia Agrare Ambientaliste (PAA) vlerëson votimin sot në Kuvendin e Shqipërisë të marrëveshjes së 5 qershorit, sipas saj një prej kushteve më të rëndësishme të BE-së për ҫeljen e negociatave.

Përmes një deklarate, PAA thekson se tashmë është koha që partitë politike të fillojnë organizimin e tyre për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe parlamentare duke konkuruar me programe konkrete për të zbutur sipas saj krizën e rëndë që po kalon vendi.

“Kriteret dhe proceset përzgjedhëse të kandidatëve për kryetar bashkie dhe deputet duhet të jenë sa më demokratike dhe transparente. Demokratizmi i partive politike është parakusht për demokratizmin e Shqipërisë. Shkëputja e lidhjeve me krimin, lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit janë sot më jetike se kurrë.”, thuhet në mesazhin e PAA-së.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb