Sekretari i Përgjithshëm i PAA-së, Genc Juka, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin e fondacionit Kondrad Adenauer Stiftung në Shqipëri, Tobias Ruettershoff.

Juka shoqërohen në këtë takim nga dy përfaqësues të tjerë të PAA, Gjonak dhe Malaj, ku në fokus të diskutimeve ishte identifikimi i mundësive të bashkëpunimit

Objektivi strategjik i PAA-së është të jetë parti parlamentare dhe të përfaqësojë alternativën e partive të gjelbërta në realitetin shoqëror, ekonomik e politik të Shqipërisë.

Gjatë takimit u diskutua lidhur me:
1. Mundësitë për internship (Mëso duke punuar) pranë zyrave të PAA, të studentëve shqiptarë të trajnuar nga fondacionet politike që janë në Shqipëri.
2. Mundësitë e internshipit pranë zyrave të PAA për studentët e huaj të shkencave politike me fokus sfidat e të gjelbërve dhe mbështetjen e ekonomisë së gjelbër.
3. Mundësitë e trajnimeve të përbashkëta të rinjve në lidership pavarësisht nga partitë politike ku aderojnë.
4. Mundësitë për një shkollë verore rajonale me pjesëmarrës të përzgjedhur nga te gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me mjedisin, mirëqeverisjen dhe lidershipin e ri.

PAA ju shpreh mirënjohjen fondacioneve politike për kontributet e tyre në identifikimin, inspirimin dhe mbështetjen e të rinjve të përkushtuar për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb