I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu, ka deklaruar se protesta e cila do të organizohet më 12 nëntor do të jetë aq masive sa do ta bëjë protestën e mbajtur më 7 korrik, të vogël.

Sa i përket detajeve organizuese të protestës, Balliu ka zbuluar se do të shkohet në çdo derë e qytetarët shqiptarë do të binden me prova e fakte për vjedhjet që u është bërë, duke u bërë më pas thirrje për t’iu bashkuar tubimit.

Balliu: Nuk do kishte gjë më amorale se të lejoje përplasjet personale e të lësh shqiptarët në duart e Edi Ramës.

Po të kishte parë Berisha interesin personal siç bën Rama nuk do ishim në NATO, nuk do kishim aq kilometra rrugë të shtruara, nuk do ishin kapur anëtarë bandash që sot Rama i liron.

Vjedhja është kthyer në normë e bizneset nuk kanë punonjës e universitetet s’kanë studentë për shkak të shpopullimit.

PD ka lindur të mbrojë interesin kombëtar.

Karapanço: Në këtë kontekst po një bashkim Berisha – Basha do ishte i mundur për të mirën e qytetarëve sic pretendoni për rrëzimin e Ramës ?

Balliu: Basha duhet të bëjë tranbsparencë për paratë ruse. Shpresoj të mos jketë lidhje, por damka e Putinit nuk mund të rrijë mbi PD.

Karapanço: Rama thotë rublat ruse…

Balliu: Po dhe e thotë pasi puth Vuçiçin për të shitur Kosovën.

Ajo që ka interes është që shumë shpejt opozita e bashkuar do nxjerrë alternativën e vizionin e saj për këto zgjedhje. Pa mbylljes së procesit në 4 dhjetor, do kemi programin e projektin tonë.

Referendum mund të ketë për marrëveshje ndërkombëtare e për shembi Reformën Territoriale.
Do vijë për një gjyq qytetari nga Gjirokastra në Tiranë, si mos ta pyesim? Kjo ka larguar sovranin nga vendimmarrja. Çështja themelore për opozitën është kontakti me njerëzit dhe deri ku është kjo luftë, nuk e tradhtojmë këtë luftë madje do e prijmë. I kërkojmë qytetarëve të na bashkohen në këtë luftë.

Balliu ka folur edhe në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar sot mes kreut të PD ASali Berisha e kreut të partisë së Lirisë Ilir Meta.

Balliu: Marrëveshje historike se nuk ka të bërjë vetëm me këto zgjehdje por mr rikthimin e pluralizmit që mungon. Jmei më keq se Kolumbia. Pablo Escobar 24 orë ndejti në Parlament atje. këtu ka ndenjur 4 vite. Me narkoshtetin që vendosi ekzekutoi votën e lirë.

Karapanço: Ju braktisët fushëbetejën. Pse marrëveshja sot është ndryshe se ajo e 2021?

Balliu: Një gjë është kur flet Berisha e një gjë thetër kur flet Basha. Sa i përket reagimit të opozitës, protesta e 12 nëntorit do e bëjë të duket e vogël çdo protestë tjetër.

Karapanço: Do kandidoni në Primare?

Balliu: Do merrem me organizimin e Primareve, organizimin e protestës, takimin e qytetarëve, rrëzimin e Edi Ramës.

Karapanço: Detaje nga protesta e 12 nëntorit?

Balliu: Do të mbahet në Tiranë për shkak të masivitetit. Do shkohet në çdo derë e shtëpi. Do u jepet çdo qytetari prova e fakte si është zgjedhur. protestë e qytetarëve. Kjo protestë do ta bëjë 7 korrikun të duket i vogël.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb