NGA ZONJA KATERINA
Përbërësit

3 lgj miell misri
2 lgj gjalpë
3 gota lëng mishi
1 vezë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 lgj uthull
Kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht kaurdisim miellin e misrit me gjalpë duke e trazuar me lugë druri. E lemë miellin të kaurdiset mirë derisa të marrë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit. Nëse nuk kemi lëng mishi mund të bëjmë një buljon me koncentrat. Vazhdojmë trazimin derisa lëngu të fillojë të lidhet.

Në një blender vendosim 1 kokërr vezë, 2-3 thelpinj hudhër dhe 2-3 lugë uthull dhe realizojmë një salcë të cilën e shtojmë tek gatimi. E lemë paçen dibrane në zjarr dhe për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të nxehtë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb