TIRANË

Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra në aktivitetin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me urdhrin e Infermierit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Çomo thekson se në çdo orë të ditës janë në krye të detyrës dhe se medikamenti Remdisivir i cili përdore për terapitë e mjekit, është falat për pacientët si kudo në Botë.

Postimi i plotë:

Ne jemi çdo ditë, çdo orë në krye të detyres dhe pacientet tane e dine me mire se askush kete gje.

Po përdorim terapitë e mjekimit, si kudo në botë që janë falas per pacientet. Edhe Remdesivirin, e kemi dhe e perdorim ne paciente specifike, sipas protokolleve boterore.

Te thuash qe Remdesiviri blihet nga pacientet tane eshte jo vetem genjeshter, por lendon perpjekjet e nje ekipi mjekesh dhe infermieresh qe prej 8 muajsh jane pa gjume ne sy me perkushtimin maksimal per te shpetuar jete.

Ju premtoj te nderuar qytetare qe do jemi per ju, per tju sherbyer deri ne fund!

Ju na ndihmoni duke respektuar rregullat e higjienes, maskes, distancimit!

Se bashku do t’ia dalim ??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb