Mjekja infektologe Nevila Gjermeni në një lidhje live për emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të 30 pacientëve me koronavirus tek shërbimi infektiv i QSUT.

Ajo shprehet se ata nuk janë vetëm të infektuar por të sëmurë nga COVID-19 pasi virusi ka shkaktuar infeksion në trupat e tyre.

Gjermeni shprehet se 3 prej tyre janë në terapi intensive dhe thotë se java tjetër është vendimtare për të parë ecurinë e tyre.

 

”Po janë dhe 2 të tjerë, janë 30 pacientë. Falenderoj çdo mjek që bën roje në shërbimin infektiv në këtë situatë.

E kuptoj, 30 të sëmurët janë të sëmurë jo vetëm të infektuar por kanë infeksion nga COVID që ka prekur organe të tyre. Pjesa më e madhe janë të stabilizuar, dhe 3 të tjerë në terapsi intensive.

Nuk janë në ventilim të drejtuar, nuk e di nëse mund të shpjegoj. Janë në terapi intensive, kanë nevojë për ndihmë me oksigjen dhe trajtim. Është një gjendje e pastabilizuar, çdo gjë çdo minutë na sjell diçka të re.

Testi i dytë negativ

Ishte lajm i mirë për të gjithë ne. Ka rezultuar i shëruar. Viriologjikisht rezultoi negativ, shpresojmë pas 24 orësh të jetë negativ. Bëhet për të parë nëse ka ende prezencë koronavirusi në trupin e tij.

Pacientët nga COVID-19, të dhënat fatmirësisht i kemi marrë nga vende të tjera më parë. Një pjesë  e mirë shërohen, në terapi suportive dhe të aplikuara nga vendet e tjera dhe me protokolle të zbatuara nga vendet e tjera.

 

Realisht nuk di të parashikoj pasi jam kliniciste, dhe nuk merrem me statistika. Nuk di të analizoj në këtë drejtim. Java që vjen është vendimtare për të infektuarit dhe për të sëmurët. Janë në periudhën e inkubacionit. Do të shihet si është trendi.” – tha infektologia Nevila Gjermeni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb