DURRES

Menjëherë pas incidentit të rëndë në spitalin e Durrësit ku mjeku roje u godit me tullë nga dy pacientë të dehur, drejtoresha e spitalit Durrrës, Nadire Jani sqaron ngjarjen për “Balkanweb”.

Në një prononcim për gazetaren Klodi Haxhiaj, Jani  shprehet se sherri mes pacientëve ka nisur në momentin që roja i spitalit ka tentuar t’i nxjerrë jashtë. Gjatë përplasjes mes rojes dhe pacientëve janë përfshirë edhe mjekët e spitalit, ku njëri prej tyre është goditur me tullë.

“Ka tentuar roja për t’i nxjer dhe i janë kthyer rojes, ngaqë kanë qenë duke bërtit ka ndërhyrë një pacient tjetër për të shuar sherrin dhe aty ka filluar sherri. Në atë kohë kanë qenë 3 mjekë që kanë ndërhyre për ti ndarë. Njeri nga familjarët ka dalë jashtë, ka marë  tulle dhe bisht fshese dhe ka goditur njërin nga mjekët”, tha Jani.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: