Këto janë pamjet e para që vijë nga vendi i ngjarjes në spitalin Infektiv, ku një pacient me koronavirusi u hodh nga ballkoni i katit të 3 të Infektivit. Sipas policisë, pacienti ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po lufton me jetën.

LSA ka publikuar disa foto ku shihet trupi i personit në fjalë sipër barelës, ndërsa ka prani të madhe mjekësh, si Lul Kraja dhe infermierësh. Në vendin e ngjarjes shihen dhe forca policie, të cilat kanë vendosur dhe shiritin e perimetrit të sigurisë në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon në hetimet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shtetasi me inicialet R.G., 69 vjeç, ishte në terapi intensive, ndërsa prej disa ditësh merrte mjekim në këtë spital. Aktualisht nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: