Një tjetër pacient ka ndërruar jetë sot në Kosovë. Mësohet se personi ka ndërruar jetë 30 minuta pasi ishte shtruar në spitalin e Infektivit. Lajmin e ka bërë të ditur, Infektologu Nderim Hasani.

Ai ka treguar se pacienti ishte 83 vjeç, nga Komuna e Mitrovicës. Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga koronavirusi.

Ndërkaq, në mesin e 5 rasteve, të cilat Klinika Infektive i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: