Presidenti Ilir Meta ka reaguar për pacientin zero i cili rezultoi negativ në testin e parë pas trajtimit dhe është në rrugën e shërimit të plotë.

Meta i emocionuar shprehet se shpreson të marrë të njëjtin lajm edhe për të gjithë pacientët e prekur nga pandemia e koronavirusit.

Presidenti nuk harron edhe një falenderim për të gjithë ata që janë në vijën e frontit ndaj koronavirusit duke nisur nga mjekët dhe deri tek personeli mbështetës.

 

ILIR META

I emocionuar nga ky lajm i jashtëzakonshëm!
Duke i uruar pacientit 0 shërim të plotë, shpresoj të marr së shpejti të njëjtin lajm për të gjithë të prekurit nga kjo pandemi, të cilëve ju shpreh mbështetjen dhe solidaritetin tim në këto momente të vështira!
Mirënjohje të thellë dhe falenderim për mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës që janë në vijën e parë të frontit!
Krenar për përkushtimin dhe profesionalizmin tuaj!
Shembuj të shkëlqyer frymëzimi!
Forca të gjithëve!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb