Britaniku Daren Bland nga Maresfield, i infektuari i parë nga coronavirusi në Britani të Madhe, mendon se e solli virusin në shtëpi pas një udhëtim në alpet austriake, në mes të janarit,

Vendpushimi austriak ku qëndroi Bland, ndërkohë është nën hetim, pasi dyshohet të ketë filluar qe aty shpërthimi.

Transmetimi i parë i coronavirusit në Britani të Madhe aktualisht mendohet të ketë qenë më 28 shkurt, por rasti më i hershëm i regjistruar ishte me 31 janar.

Raportohet se Bland kishte bërë një udhëtim katërditor në vendpushimin Ischgal nga 15 janari, përpara se të shfaqte simptomat e Covid-19, dhe t’ia pasonte sëmundjen gruas së tij Sarah dhe fëmijëve të tyre, në Maresfield. Këtu lind dyshimi se virusi është sjellë në Britani shumë më herët sesa mendohej në fillim.

Dy miqtë e tij, njëri nga Danimarka dhe tjetri Minnesota SHBA, gjithashtu u infektuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb