Ish-deputetja e PE-së dhe raportuesja Doris Pack foli në konferencën për media, ku i pranishëm ishte kreu demokrat Lulzim Basha dhe pedagogë e akademikë.

Pack tha se ndihet e nderuar që është e pranishme mes pedagogëve dhe akademikëve. Ajo shtoi se ndihet e keqardhur që universiteti në Shqipëri është i politizuar.

“Jam e nderuar që jam e pranishme në një tryezë me kaq shumë pedagogë dhe akademikë. Besoj gjithashtu se Arsimi i Lartë në Shqipëri ka probleme. Unë besoj se ata studentë shqiptarë që janë jashtë, duhet të kenë kushtet që të kthehen dhe të japin kontributin e tyre këtu, në vendin e tyre.

Mund të them se sa kam ndjekur nga afër arsimin e lartë në Shqipëri, pasi kam biseduar dhe takuar shumë studentë, politizimi mbetet problem. Jam e keqardhur që universiteti është politik, i politizuar dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë. Kjo prish edhe imazhin e universitetit. Po ashtu, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në kërkime shkencore dhe as në pavarësinë e integritetin e një pedagogu”, tha Pack.

Doris Pack theksoi se qeveria nuk duhet që të përbuzë njerëzit e shkolluar, akademikët siç ndodh, por të vlerësojë këtë kategori, që përbën edhe elitën arsimore në vend.

Fjala e Doris Pack:

Nuk e kam patur rastin deri më sot të gjendem mes kaq shumë akademikëve në Shqipëri. Mund tju them se kam patur shumë student tuajt si praktikantë në zyrën time dhe ata kanë punuar aq mirë sa tregon edhe cilësinë e punës tuaj. Sot në SHk takova një ish-student timin dhe ishte një munëdsi e mrekullueshme për mua. Nëse një vend nuk shfrt mundësitë e arsimit, ai sbën dot hapa përpara. Universiteti duhet tëpunojë në mënyrë të pavarur, ata duhet të mbeten të tillë dhe asnjë palëpolitike smund tu thotë se si ta bëjnë punën e tyre. Nëse nuk u referohemi vendeve si SHBA, Kina Japonia që kanë ivnestuar shumë në kërkimin shkenxor, ska për të pasur të ardhme. BE nuk harton politika në fushën arsimore, janë vetë vendet që I bëjnë këto, madje në Gjermani, janë landet vetë që hartojnë politikat arsimore. Por BE I ndihmon këto vende, si SHq e gjetkë, për të ndihmuar të rinjtë të njohin Evropën, përmes bursave si Erasmus.

E di se shumë të rinjs shq e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, por do doja që ata të kthehen në SHq dhe dijet ti vënë në jetë në vendin e tyre. Sh student që kam njohur më thonë: Po u ktheva, nuk gjej dot punë, sjam I angazh politikisht e nuk mund të punoj në administratë e as të gjej një vend pune. Fatkeqësisht sistemi në Shq është komplet I politiziuar dhe është negative jo veç për arsimin, por edhe për imazhin e vendit, në mënyr që të nxitet kthimi I tërinjve në vendin e tyre. Kjo mbetet një detyrë e qeversië. Githashtu qeveria duhet tulërë të bëni kërkimetshkencore, tju mbështesë fiancniarisht, por pa ju thënë se në cilën fushë ju duhet të hulumtoni. Vij nga Sarbruken, nga pozita gjeog është në kufi me Francën. Dhe mund tju them se univ I qytetit është I lidhur me 3shtete, Francën, Belgj dhe Lux. Nëpërmj këtij partneriteti studentët kanë mundësi tëstudiojnë në të 3 këto vended he diploma është e vlefsme në të 3 këto vende.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb