KOSOVE-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se askush nuk mund ta vë në dyshim apo ta pengojë pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Sofjes.

Ky samit pritet që të nisë më 17 maj në kryeqytetin e Bullgarisë, e që sipas Pacollit, pjesëmarrja e Kosovës do të jetë e barabartë me vendet tjera në këtë ngjarje.

“Ajo tashmë është zyrtare edhe në Agjendën e Këshillit Evropian. Ky takim duhet të shikohet si mundësi për t’i dhënë energji të reja marrëdhënieve në mes BE-së dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: nga forcimi i lidhjeve në infrastrukturë, atë digjitale, ndër-njerëzore e deri tek bashkëpunimi më i afërt në luftimin e sfidave të përbashkëta siç janë: siguria, migrimi, zhvillimet gjeopolitike dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: