Ndërsa mediat kosovare raportuan dje se është arritur marrëveshja mes koalicionit PDK-AKR-NISMA (PAN) dhe Aleancës Kosova e Re (AKR), për krijimin e qeverisë së re, kreu i AKR, Behgjet Pacolli e ka mohuar.

Në një prononcim për zeri.info Pacolli e ka përgënjeshtruar arritjen e marrëveshjes. “Nuk ka marrëveshje. Unë sapo u ktheva nga Zvicra”, ka thënë Pacolli.

Së fundmi, aktorë të koalicionit PAN kanë thënë se brenda javës që vjen do të krijojnë institucionet e reja, duke u mbështetur në përkrahjen e AKR-së.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb