Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli ka folur rreth idesë së presidentit Hashim Thaçi për korrigjim të kufirit midis Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se nuk ka arritur ende ta kuptojë mesazhin e këtij propozimi.

Në një intervistë për emisionin ‘Debat’ në RTK Pacolli theksoi se këto ide janë retorikë politike. Uashingtoni dhe Brukseli sipas tij nuk e përkrahin një propozim të tillë.

Dialogu final nënvizoi Pacolli nënkupton njohje të ndërsjellë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB e asesi ndryshim kufijsh.

“Unë punoj afër presidentit dhe mund t’ju garantojëse Presidenti nuk ka asnjë plan që në tavolinat e dialogut ta sjellë çështjen e ndryshimit të kufirit të Kosovës”, tha Ministri i Jashtëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb