Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili është duke i zhvilluar punimet në Budva të Malit të Zi, ka ndodhur një përplasje ndërmjet ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, si dhe atij të Bosnjë dhe Hercegovinës Igor Crnadak.

Përplasja, ka ardhur kur Crnadak ka kritikuar Kosovën për vendosjen e taksës 100% për produktet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Pacolli si përgjigje ka thënë se Bosnjë dhe Hercegovina ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet si dhe frymën e bashkëpunimit rajonal.

“Igor, ju nuk i pranoni tabelat e Kosovës, nuk i pranoni vulat e Kosovës, ju nuk i lejoni mallrat e Kosovës, ju nuk i pranoni pasaportat e Kosovës”, i ka thënë ndër tjerash Pacolli, homologut të tij, përcjell Telegrafi.

Në këtë takim rajonal kanë marrë pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb